Paguhen veç 275 euro, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës në protestë - NACIONALE

Paguhen veç 275 euro, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës në protestë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës po protestojnë sot para objektit të këtij institucioni, me kërkesë për rritjen e pagave.

Punëtorët në fjalë, paguhen 275 euro dhe kanë paralajmëruar veprime sindikaliste.

Ndërkohë, në lidhje me protestën, më herët ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, ku deputetja Hykmete Bajrami, ka sjellur në vëmendje deklaratën e deputetit të pushtetit, Armend Muja, që pagat janë rritur për së paku 200 euro tri vitet e fundit.

“Sot, punëtorët e kompanisë që ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit protestojnë për shkak të pagave të ulëta. Pres nga deputeti Armend Muja që të ju adresohet protestusëve dhe t'i bindë se ''ata i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë''.

Qeveria e propagandës, ka dështu me me ndryshu pagën minimale, ka dobësu sindikatat dhe nuk është marrë me asnjë çështje sociale nëse kjo e fundit nuk ka rezultu direkt në votë e në përkrahje për LVV-në.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, pamjet nga protesta i sjell fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë:

Lajme të ngjashme