Pagat e ulëta, Azemi: Punëtorët teknik dhe ata fizik të shkollave në Prishtinë nga 3 shatori fillojnë grevën - NACIONALE

Pagat e ulëta, Azemi: Punëtorët teknik dhe ata fizik të shkollave në Prishtinë nga 3 shatori fillojnë grevën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se më 3 shator do të fillojnë grevën punëtorë teknik dhe punëtorët e sigurimit fizik të disa shkollave në Prishtinë.

Ai ka bërë me dije se grevës do t`i bashkohen edhe punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se arsyeja e kësaj greve është pagat e ulëta.

“Me kërkesën e punëtorëve. Teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: Dardanisë ,Pjetër Bogdani , e Muzikës ,Naim Frashëri, Shkolla e Gjelbër , Mehmet Xhevori ,Hoxhë Kadri Prishtina , Avdyl Frashëri, Asim Vokshi , Gjergj Fishta të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik te QKUK me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi.

Lajme të ngjashme