'Pafytyrësi': Sheholli e quan Kurtin 'zëdhënës të Goran Rakiqit' - NACIONALE

'Pafytyrësi': Sheholli e quan Kurtin 'zëdhënës të Goran Rakiqit'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i zhvillimeve politike, Fatmir Sheholli i ka quajtur si “pafytyrësi” komentet e kryeministrit Kurti ndaj ish-kryeministrit Haradinaj.

Sheholli në Kanal 10 ka folur në lidhje me deklaratat e Kurtit ndaj Haradinajt, për një takim që ky i fundit e kishte pasur para disa vitesh me Milan Radojçiq.

“Është një pafytyrësi e kryeministrit Kurti kur i thotë ish-kryeministrit Haradinaj – “Është dallim i madh, ky është në listë të zezë, e ky nuk o”. Është paftyrësi, sepse në vitin 2018, kur është takuar Haradinaj si kryeministër me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, as s’u kanë në listë të zezë, as s’ka pasë aktakuzë, asgjë në këtë dyje s’ka pasë ndaj atij njeri. Po nëse Rakiqin e shtijnë amerikanët në Listë të Zezë, a mundet tani nesër Haradinaj me i thanë Albin Kurtit të njëjtat fjalë që po ia thotë ky sot?”, ka thënë ai.

Sheholli mes tjerash, ka thënë se “Kurti po e luan rolin e zëdhënësit të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq”, të cilin shtoi se kryeministri po e mbron.

Lajme të ngjashme