Padia e komunave ndaj Qeverisë, Bordi i Asociacion kërkon ndihmën e Gjykata Komerciale - NACIONALE

Padia e komunave ndaj Qeverisë, Bordi i Asociacion kërkon ndihmën e Gjykata Komerciale

1 minutë më parë

nga NACIONALE

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Komerciale që të shqyrtojë padinë e komunave ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë e Shëndetësisë për kthimin e mjeteve financiere të marura nga komunat për zbatimin e Kontratave Kolektive.

Përmes një njoftimi për media, AKK ka kërkuar se kjo lëndë të shqyrtohet me urgjencë.

Asociacioni ka vlerësuar se dëmi që po iu bëhet komunave në këtë proces është i madh.

Andaj me këtë rast Bordi i Asociacionit të Komunave kërkon nga Gjykata Komerciale që të shqyrtoj këto lëndë sa më shpejtë meqë dëmi në autoritetet lokale është i përditshëm dhe në dëm të investimeve të projekteve kapitale, e që vetëm këtë vit pritet të tejkalojnë shumë prej 30 milion euro”, është thënë në njoftimin e AKK.

Më tej, është sqaruar se në cilën fushë po dëmtohen komunat.

Në zbatim të këtyre marrëveshjeve përmbaruesit po ua marrin mjetet Komunave kryesisht nga fondi i Investimeve të Projekteve Kapitale. Pra këto mjetet do duhet të përktheheshin në projekte kapitale për qytetarët derisa Qeveria as nuk rimburson këto mjete te Komunat e as nuk lejon ato që t'i fusin në planifikimet buxhetore”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme