Padia e Jusuf Azemit ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Financave, caktohet seanca e parë - NACIONALE

Padia e Jusuf Azemit ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Financave, caktohet seanca e parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se është caktuar seanca e parë nga padia e para dy viteve ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave për mos pagesën e shtesave në kohën e Covid-19.

Sipas Azemit, seanca e parë pritet të mbahet më 9 shkurt 2024, dhe i njëjti ka thënë se punëtorët do të përfaqësohet nga vet ai dhe nga avokati Fatlum Podvorica.

Tutje ai ka shkruar se këto ministri i kanë borxh rreth 2 milionë euro punëtorëve.

Federata jonë para 2 vitesh ka bërë padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave për mos pagesën e shtesave në kohën e Covid-19 .Kemi bërë mbi 800 padi në favor të punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik të sektorit privat që punojnë në Spitale dhe qendra të mjekësisë familjare. Seanca e parë është caktuar me 09.02.2024 ku këta punëtorë do ti përfaqësoi unë si kryetar i Sindikatës dhe avokati i mirënjohur Fatlum Podvorica .Seanca fillon me punëtorët e kompanisë Laguna në QKUK .Sipas nesh këto ministri këtyre punëtorëve u kanë borxh rreth 2 milionë euro ,na prift e mbara.” – ka shkruar Azemi.

Lajme të ngjashme