Pacolli pas vizitës në Hagë me ish-presidentët e Shqipërisë: Solidarizohemi me Thaçin dhe të tjerët
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka përfunduar takimin në Hagw, tek ish-krerët e UÇK-së, qw po mbahen tw paraburgosur.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së.
“Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet’’, ka thënë Pacolli.
Të pranishëm ishin edhe tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministri, Pandeli Majko.
Mirëpo, Pacolli nuk ka treguar nwse është takuar më të gjithë krerët të cilët gjendën në Hage.