Pacolli uron besimtarët për Natën e Kadrit: I lutemi Allahut të na i falë gabimet
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit, natën më të rëndësishme të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se lutet për të gjithë që kjo natë të sjellë paqe, gëzim e begati.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj natën e Kadrit! Lutjet e mia i janë drejtuar Allahut xh.h., për ne të gjithë, që kjo natë të na sjellë paqe, gëzim dhe begati, që të shijojmë ndjenjat e përkujdesjes dhe dashurisë së Tij. I lutemi Allahut xh.h. të na i falë gabimet tona dhe të na udhëzojë drejt rrugës së mirë dhe të drejtë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
