Pacolli: Shqetësuese gjuha e përkrahësve të Kurtit kundër ShBA-ve
Deputeti Behxhet Pacolli ka shkruar në lidhje me klimën e krijuar së fundmi pas tensioneve në veri të vendit. Pacolli ka shkruar se gjuha të cilën po e përdorin qytetarët, përkrahës të Kurtit ndaj ambasadorit Hovernier e të dërguarit special Gabriel Escobar është shqetësuese.
E plotë:
Kur po shoh qasjen dhe po e degjoj gjuhën kundër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasasorit amerikan Jeff Hovenier, në komentet e qytetarëve tanë, përkrahës të Kryeministrit Kurti, vërtetë shqetësohem. A është ky identiteti ynë i ri? Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të sinqert dhe më të madh është çmendurija e radhës!
A e dini more që pa mbështetjën e ShBA.së Kosova nuk mund të ekziston si shtet i pavarur!!
Pavarësisht se kush ju ndihmon në jetë, mirënjohja është detyrë.
Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t'u a kthejmë aleatëve tanë atë qe ata bënë për ne por kurrë nuk duhet t'i lëndojmë apo mos të jem mirënjohës ndaj tyre.