Pacolli: Presidentja me gjuhën e saj populiste s`mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve - NACIONALE

Pacolli: Presidentja me gjuhën e saj populiste s`mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli e ka kritikuar presidente Vjosa Osmani për gjuhë populiste.

Ai ka bërë me dije se me këtë gjuhë e para e vendit nuk mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook, ai ka shkruar se cilësimi si raciste i deklaratave të zëdhënësit të BE-së mund të sjellin pasoja.

“Po dyshoj se Presidentja Osmani, me fjalët dhe me gjuhën e saj populiste, duke ofenduar të tjerët, mund të kontribojë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës. Të quash deklaratat e tij RACISTE është një qëndrim që mund të ketë pasoja. Zoti Stano përfaqëson konkluzionet e Bashkimit Europian, me të cilin Kosova është e lidhur në mënyrë vitale”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, kjo gjuhë nuk mund t`i sjell asgjë të mirë Kosovës.

“Nuk e di se çfarë do t'i sjellin deklarata të tilla Kosovës, por jam i sigurt që nuk do të sjellin asgjë të mirë, dhe si e tillë deklerata e presitentes mbetët vetëm një shprehje pseudo-patriotike, primitive, vetëm për konsum të brendshëm në qarqët e mbështetësve te juaj. Kjo gjë nuk është e mirë për një shtet modern dhe dinjitoz për çka ne pretendojmë. Siq e pamë, pas deklaratës së presidentes erdhi, prompt “paralajmerimi” se Kosova mund te mbetet e vetmuar. Ju lutem, mos i mbyllni dyrët, ato novoitet të mbetën të hapura!!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme