Pacolli pas mbledhjes së dy kuvendeve: Kombi Shqiptar duhet të tregohet i matur - NACIONALE

Pacolli pas mbledhjes së dy kuvendeve: Kombi Shqiptar duhet të tregohet i matur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas mbledhjes së Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ka thënë se kombi shqiptar duhet të tregohet i matur.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ruajtja e aleancave strategjike është garanci e sigurisë tonë.

Sot, pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, bashkë me kryeministrat Rama dhe Kurti dhe kryeparlamentarët e dy vendeve tona. Kombi Shqiptar duhet të tregohet i matur. Ruajtja e aleancave strategjike është garanci e sigurisë tonë. Festat e nëntorit na kujtojnë sakrificën e popullit tonë për liri, andaj sot secili e ka për obligim që të punoj fort në realizimin e ëndrrës së heronjve”, ka shkruar Pacolli.

Tutje ai ka thënë se së bashku jemi më të matur, më të dijshëm dhe më të fortë.

Lajme të ngjashme