Pacolli merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Kazakistanit
Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli po qëndron në Kazakistan. Pacolli në ketë vend po merr pjesë në inaugurimin e presidentit të Kazakistanit.
“Sot, 26 Nëntor 2022, në kryeqytetin Astana, me ftesë të Presidentit të posazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botës, mora pjesë në festen solemne të betimit dhe inagurimit të tij për mandatin e radhës si President i vendit. Në këtë solemnitet isha së bashku me vëllaun tim Afrimin”, ka shkruar Pacolli.