Pacolli: Madhështia e Presidentit Rugova qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun - NACIONALE

Pacolli: Madhështia e Presidentit Rugova qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Pacolli shkroi se Rugova ishte simbol i mençurisë, durimit dhe i rezistencës paqësore të popullit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, ish-presidenti tha se Rugova me fjalë dhe vizion të qartë, i dha Kosovës zë dhe dinjitet në kohë të vështira.

“Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe të bindem se madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun. Kujtimi i tij mbetet i gjallë. Lavdi veprës dhe jetës së tij”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme