Pacolli lajmërohet nga Haga: Thaçi ishte moralisht dhe fizikisht mirë
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, njoftoi se ka vizituar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Qendërn e Paraburgimit në Hagë.
Pacolli tha se nga takimi pa që Thaçi ishte “moraliht dhe fizikisht mirë” teksa tha se shpreson dhe beson në drejtësi.
“Sapo përfundova vizitën time në Hagë. Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi!”, shkroi Pacolli në Facebook.