Pacolli kritikon Qeverinë Kurti: Dështime marramendëse, regres gjithandej - NACIONALE

Pacolli kritikon Qeverinë Kurti: Dështime marramendëse, regres gjithandej

1 vit më parë

nga NACIONALE

Behgjet Pacolli, deputet i AKR-së, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pacolli theksoi se “kjo qeveri karakterizohet nga dështime marramendëse”.

Tutje, ai ka vlerësuar se nuk ka asnjë veprim për pastrimin e lumenjve.

Kjo qeveri karakterizohet nga dështime marramendëse. Do të përmend vetëm disa fusha:

Nuk ka progres në asnjë fushë, por ka regres gjithandej.

Natyra është shkatërruar në përmasa marramendëse; nuk ka asnjë bonifikim të natyrës, por vetëm shkatërrim në të gjitha anët. Prerja masive e pyjeve ka sjellë përmbytje dhe vërshime, ndërsa tokat pjellore janë infektuar nga ujërat fekale të çdo qendre urbane. Mbeturina, si dhe trupat e pajetë të qenve dhe maceve, gjenden kudo” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme