Pacolli ia lë meritat Qeverisë Kurti për Këshillin e Evropës: Anagazhimi ka ndikuar të jemi këtu
Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka komentuar avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Sipas Pacollit, ky avancim vjen pas punës së jashtëzakonshme në tri vitet e fundit nga Qeveria Kurti.
“Kosova ka shënuar një fitore të radhës pra ka kaluar një hap tutje drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Qeveria Kurti ka bërë punë të jashtëzakonshme tri vitet e fundit. Avancimi i Kosovës në raportin ndërkombëtar në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, në liritë civile kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë që Kosova të fillojë rrugën e saj dhe t’i hapen dyert për anëtarësim në Këshillin e Evropës” – tha ajo.
Tutje, ajo ka shpërndarë pak merita edhe në delegacionin e Kuvendit të Kosovës në KiE.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës kanë kryer poashtu një punë të jashtëzakonshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu që po angazhimi i Qeverisë Kurti ka ndikuar që sot të jemi këtu ku jemi dhe ndryshimet tjera gjeopolitike i kanë hapur Kosovës derën që të anëtarësohet në Këshill të Evropës”, deklaroi Pacolli.