Pacolli i zhgënjyer: E pafalshme që Kosova s’ka helikopterë për nevoja emergjente - NACIONALE

Pacolli i zhgënjyer: E pafalshme që Kosova s’ka helikopterë për nevoja emergjente

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi helikopterë të KFOR-it po asistojnë në shuarjen e zjarreve me helikopterë ushtarakë, deputeti në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur “të pafalshme” që vendi s’ka blerë ende të tillë.

Është e pafalshme që Kosova nuk ka as edhe një helikopter për nevojat emergjente të vendit. Sa nevojë kishte vendi tani për shuarjen e zjarreve!!!!”, ka shkruar Pacolli.

Dua në këtë kontekst të përmend gjithë angazhimin tonë (puna e ish zëvendësministrit të Punëve të Mbrendshme, nga Akr Ismet Ibishi) në përgatitjen dhe përmbushjen e formaliteteve për blerjen e 3 helikopterëve, që për shkak të mungesës së fuqisë politike fatkeqsishtë nuk u realizua”, ka shkruar më tej ai.

Lajme të ngjashme