Pacolli i LDK-së me dokument: Elbert Krasniqi ndau nga fondet publike para për babanë e asistentës - NACIONALE

Pacolli i LDK-së me dokument: Elbert Krasniqi ndau nga fondet publike para për babanë e asistentës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Egzon Pacolli i LDK-së ka publikuar një dokument për të cilin ka thënë se është fakti se ish-ministri Elbert Krasniqi ndau nga fondet publike para për ta rindërtuar shtëpinë e babës së asistentës së tij Arjeta Shala.

Sipas Pacollit nga ky projekt përfituan 57 aplikant, ndërkohë që aplikuan 800 qytetarë. Por që ka edhe familjarë të tjerë përfitues sipas tij.

E plotë:

Elbert Skandali! I kishte ndarë fondet publike për babën e asistentes së tij!

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, e kishte kthyer ministrinë në pronë private!

Paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala.

Përfituesi: Fitim Shala.

Kjo nuk kishte qenë ndihmë për komunitetet në nevojë por keqpërdorim i parasë sonë.

Ndërkohë që mbi 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet.

Po fillojna me babën e asistentës së tij, e tash nga 57 përfitues ju dalin dhjetëra familjarë!

Hajn Krasniqi!

Lajme të ngjashme