Pacolli e VV-së bën pak fushatë në Ujman, “inspekton” digën e liqenit
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka vizituar sërish liqenin e Ujmanit në veri.
Gjatë kësaj vizite, se bashku me përfaqesuesit e ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, ajo ka inspektuar edhe digën e këtij liqeni.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se informatat që ka marr gjatë kësaj vizite do të ndihmojnë në hartimin e Ligjit të ri për Ujërat e Kosovës.
“Nē kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Ujërat e Kosovës, sot vizituam liqenin e Ujmanit. Përfaqësuesit e ndërmarrjes "Ibër Lepenci" na njoftuan për investimet e fundit që janë bërë në matjen e nivelit të ujit, sigurinë e digës dhe investime tjera të nevojshme. Pamë nga afër digën e Ujmanit, hidrocentralin, rezervuarin dhe kanalin në Pridvoricë përmes të cilit furnizohet KEK-u, si dhe ujësjellësit regjional në Mitrovicë dhe Prishtinë. Informatat që mblodhëm sot gjatë vizitës do të na ndihmojnë në hartimin e Ligjit të ri për Ujërat e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
