Pacolli e VV-së “thumbon” aksionet e PDK-së para Qeverisë: Karvanit shëtitës sot iu bashkua edhe Aleanca
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka komentuar protestën e PDK-së para Qeverisë.
Aksionet e partisë opozitare para qeverisë Pacolli i ka quajtur si shëtitje.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se këtij “karvan” po i mungojnë disa “udhëtarë” nga të dyja subjektet.
“PDK-së në karvanin e shëtitjes në sheshin para Qeverisë sot iu bashkua edhe Aleanca. Por, mesa duket, edhe këtë herë karvanit po i mungojnë disa “udhëtarë” nga të dyja subjektet”, ka shkruar Pacolli.