Pacolli e paralajmëron analistin nga Shqipëria: Do të punoj për t’ju sjellur para përgjegjësisë - NACIONALE

Pacolli e paralajmëron analistin nga Shqipëria: Do të punoj për t’ju sjellur para përgjegjësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Behgjet Pacolli, deputet i AKR-së, ka shkruar një status mbrëmë në orët e vona, ku i ka reaguar Arjan Currit, analist nga Shqipëria.

Pacolli ka shkruar për shpifjet dhe tentativat për shantazh dhe propagandë. Tutje, Pacolli ka shkruar se këto deklarata, duke e përmendur me emër Currin, e kanë bërë objekt të bullizmit të vazhduar djalin e tij.

Në fund, Pacolli e ka paralajmëruar Currin.

“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime. Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese.

Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime.” – shkroi ai.

Ndonëse Pacolli nuk ka treguar se për çfarë deklarata bëhet fjalë, Curri ka qenë shumë aktiv në përmendjen e Pacollit gjatë debateve për vrasjen e Liridona Ademajt, për të cilën dyshohen tre persona, përfshirë Naim Murselin.

Lajme të ngjashme