Pacolli analizon qeverinë Kurti: Iu mungon eksperienca dhe dituria - NACIONALE

Pacolli analizon qeverinë Kurti: Iu mungon eksperienca dhe dituria

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AKR-së njëherësh deputeti Behxhet Pacolli, ka analizuar qeverinë Kurti II.

Ai ka thënë se qeverisë aktuale iu mungon eksperienca dhe dituria.

Sipas tij, kjo Qeveri do të ishte një Qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive.

“Unë nuk kisha dashur që Qeveria e Kosovës të rrëzohet. Unë kisha dashur ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë. Kisha dashur të shoh Kosovën me njerëz punëtorë me njerëz pragmatik. Un ë nuk kisha me thënë është një qeveri e fortë që është dinamike”, ka thënë Pacolli për Ekonomia Online.

“Dinamizmi lind prej kreativitetit. Nëse nuk je kreativ nuk je i aftë për të krijuar ide zhvillimore. Nëse nuk ki ide zhvillimore t’i nuk ki në periudhë të caktuar kur mi implementuar ato dhe mbetesh me duar bosh. Prandaj kjo Qeveri do të ishte një Qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive”.

Lajme të ngjashme