Pacolli, Abazoviqit: Kështu e ke kur e kruan me Popin - NACIONALE

Pacolli, Abazoviqit: Kështu e ke kur e kruan me Popin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka komentuar mocionin e Kuvendit malazez për të rrëzuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar disa fotografi të Abazoviqit me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, duke thënë se “kështu e ke kur e kruan me Popin”.

Kështu e ke kur e krunë me Popin! Plus 600 vjet, para ekzistencës së Kishës Serbe, ky quni ia njeh vazhdimësinë ligjore kësaj kishe në Mal të Zi, tu e ditë se kjo Kishë ua mohon edhe Kombësinë Malazezëve duke i quajtur Bastard dhe Komb i shpikur! Shnet! Shko rrezitu n’plazh t’vogël!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme