Paçarizi: Gjuha e Kurtit ndaj SBAShK-ut ishte bullizuese - NACIONALE

Paçarizi: Gjuha e Kurtit ndaj SBAShK-ut ishte bullizuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori, Rrahman Paçarizi ka thënë se gjuha e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot në njëfarë mënyre imitoi fjalët e kryetarit të SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, është shqetësuese dhe bullizuese.

Për mua ka qenë shumë shqetësuese gjuha e kryeministrit Kurti, e cila ishte bullizuese në raport me udhëheqjen e SBAShK-ut. Gjuha bullizuese e Kurtit ndaj Rrahman Jasharajt është vazhdim i gjuhës bullizuese që është përdorur ndaj tij”, tha ai në Klan Kosova.

Paçarizi deklaroi se kjo gjuhë e kryeministrit është vazhdimësi e diskursit të tij.

“Është vazhdimësi e diskurstit të zotit Kurti, i cili kur nuk ka argumente e nxjerr njëfarë gjuhe infantile me stërkeqje fonetike të fjalëve për me i sulmu kundërshtarët”, tha ai.

Lajme të ngjashme