Pa viza: Këtë janar 23 mijë udhëtarë më shumë në Aeroportin e Prishtinës - NACIONALE

Pa viza: Këtë janar 23 mijë udhëtarë më shumë në Aeroportin e Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth 112 fluturime dhe rreth 23 mijë udhëtarë më shumë janë shënuar në Aeroportin e Prishtinës nga një deri më 18 janar, në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila ka thënë se ka pasur rritje të fluturimeve për 20 për qind, dhe rreth 15 për qind më shumë udhëtarë.

“Nga data 1 deri më 18 janar 2024, kemi rreth 20% fluturime më shumë dhe rreth 15% udhëtarë më shumë se sa në periudhën e vitit të kaluar. Përafërsisht 112 fluturime janë më shumë dhe rreth 23 mijë udhëtarë më shumë.” ka thënë ajo për tëvë1.

Vlen të theksohet se pikërisht për raportimet rreth udhëtimeve jashtë vendit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi ashpër më herët, duke demantuar se ka “ikje masive”.

“Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. Ato me ose padashje krijojnë panikë te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia.” tha ai.

Lajme të ngjashme