Pa pagën e muajit korrik, minatorët e Trepçës sërish në grevë
Minatorët e Trepçës përsëri edhe sot kanë bojkotuar punën për shkak se deri më tani akoma nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik.
Sipas RTK, minatorët kanë thënë se do të vazhdojnë me grevën deri të ekzakutohen pagat e tyre.
Kurse U.D. kryeshefi ekzekutiv i ‘Trepça’-s, Enis Abdurrahmani, para një jave kishte thënë se greva e punëtorëve po i shkakton humbje rreth 40 mijë euro në ditë.
