PDK thërret konferencë për media, s'e bën të ditur arsyen - NACIONALE

PDK thërret konferencë për media, s'e bën të ditur arsyen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nësër (e hënë) do të mbajë konferencë për media në ora 11.

Kjo konferencë do të mbahet në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ndërkohë që nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference.

Kujtojmë se subjekti më i madh opozitar në një konfernecë të djeshme të mbajtur nga sektetari i PDK-së, Bernard Nikaj, ka kërkuar nga qeveria Kurti që të bëjë publik propozimin franko-gjerman për dialogun.

Nikaj kishte të shtunën se Qeveria duhet të jetë transparente sa i përket dinamikës së shtuar të dialogut.

“Refuzoj të qëndrojë këtu dhe të spekuloj sepse duke spekuluar mund ta dëmtojë një proces i cili është më i rëndësishëm sesa qëllimet tona ditore politike. Qëndrimi jonë është i qartë: Qeveria duhet ta shpjegojë dhe të jetë transparente rreth asaj se çka përmban ky propozim. Duhet të marrë vendim dhe pozicion se cili është pozicioni i Qeverisë në raport me të. Ne përkrahim procesin e dialogut dhe cfarëdo rruge i cili sjell te një marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen në qendër”, ka thënë Nikaj në një konferencë për media të shtunën.

Lajme të ngjashme