OVL-UÇK proteston në Strasburg të shtunën - NACIONALE

OVL-UÇK proteston në Strasburg të shtunën

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku është diskutuar përgatitja përfundimtare për protestën që do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg.

Në njoftimin për media, OVL e UÇK-së ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve shqiptarë në këtë tubim, i cili do të zhvillohet para selisë së Këshillit të Evropës, duke filluar nga ora 13:00.

“U mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues, në fazën finale të përgatitjeve për protestë. Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës,” thuhet në komunikatën e OVL-së.

Lajme të ngjashme