OVL-UÇK ndan dekoratë për Liman Musliun - NACIONALE

OVL-UÇK ndan dekoratë për Liman Musliun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ndarë një dekoratë për ish-luftëtarin e UÇK-së, Liman Musliu, i cili tragjikisht ka ndërruar jetë të shtunën.

Dekorata për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dorëzuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Ky i fundit dekoratën ia ka dorëzuar djalit të të ndjerit.

“Veteranët e Luftës së UÇK-së, Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidët nga e gjithë Kosova i shprehën ngushëllime familjarëve e miqve të të ndjerit Liman Musliu, të cilit OVL UÇK i ndau dekoratë për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës tij!”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme