OVL-UÇK mbështesin dhe marrim pjesë në protestën kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë - NACIONALE

OVL-UÇK mbështesin dhe marrim pjesë në protestën kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se mbështesin protestën kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Klinaku në Facebook ka renditur disa arsye mbi të cilat e përkrahin protestën.

Shkrimi i tij i plotë:

Roli i secilit gjykatës, e aq më pak roli i kryetares së një Gjykate (në këtë rast pseudogjykatës speciale), nuk është që të edukoi shoqërinë civile e mediat.

– Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se çfarë po ndodh me gjykimet politike në Hagë;

– Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se njerëzit mbahen pengje që dy vite në paraburgim atje;

– Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në.

Prandaj, edhe për shumë arsye të tjera, mbështesim dhe marrim pjesë në protestën e organizuar më 21.09.2022 (e mërkurë), ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e znj. Ekaterina Trendafilova.

Lajme të ngjashme