OVL-UÇK mban heshtje për rastin e Nuredin Lushtakut - NACIONALE

OVL-UÇK mban heshtje për rastin e Nuredin Lushtakut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, nuk ka bërë asnjë reagim në profilin e tij në Facebook në lidhje me rastin e plagosjes së dy policëve ku i përfshirë është ish komandanti Nuredin Lushtaku.

Përveç ish komandant i UÇK-së, Lushtaku ishte edhe ish nënkryetar i Skënderajt e po ashtu edhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës.

Klinaku nga OVL-UÇK ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm në denoncimin e rasteve të sulmeve ndaj vlerave të luftës në të kaluarën, ndërkohë që së fundi ka organizuar edhe protesta për përfshirjen e veteranëve në Ligjin e Pagës Minimale.

Edhe njëri nga policët e plagosur doli se kishte qenë po ashtu pjesë e UÇK-së.

Postimin e fundit z. Klinaku e ka bërë më 1 korrik.

Lajme të ngjashme