OVL-UÇK kërkon shkarkimin e Dimal Bashës: Kërkesa u është dërguar të gjitha grupeve parlamentare - NACIONALE

OVL-UÇK kërkon shkarkimin e Dimal Bashës: Kërkesa u është dërguar të gjitha grupeve parlamentare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar shkarkimin e Dimal Bashës nga pozita e kryetari të Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media, kryetari i kësaj organizate ka bërë me dije se këtë kërkesë ua kanë dërguar të gjitha grupeve parlamentare, duke përfshirë edhe atë të VV-së që e ka propozuar Bashen pwr kryetar.

“Ne kemi marrë të gjitha veprimet ligjore, kemi bërë kërkesë për shkarkimin e Dimal Bashës, me datën 28 gusht dhe i drejtuar të gjitha grupeve parlamentare të Republikës së Kosovës, përveç Listës Serbe që nuk i kemi dërguar. Deri më sot ende nuk kanë kthyer përgjigje. Ne si organizatë, do të marrim vendim nëse në seancën e parë që do të mbahet nuk do të marrin vendim partitë opozitare dhe VV me shkarkuar”, ka thënë ai, duke treguar arsyet e kësaj kërkese.

“Ju e dini se për çka kërkojmë që ai të shkarkohet arsyeja që ka bërë një botim shkencor me një maqedonase që ka bashkëpunuar me të dhe ka shkruar artikull kundër UCK-së. Nëse nuk merret vendimi për shkarkim po na imponojnë të dalim në protestë dhe të kërkojmë shkarkimin e tyre, për protestë do të njoftojmë shpejtë pas protestës që do ta kemi në Hagë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme