OVL UÇK kërkon hapjen e arkivave të Serbisë për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, organizata ka shprehur mbështetje për familjet e të zhdukurve.
“Fati i të zhdukurve nuk duhet mbajtur kurrë peng i heshtjes, i llogaritjeve politike apo i shpërfilljes institucionale”, thuhet në reagim.
OVL e UÇK-së ka kërkuar nga Serbia hapjen e arkivave dhe ka bërë thirrje për të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë.