OVL-UÇK falënderon pjesëmarrësit pas protestës në Strasburg: “Rroftë UÇK-ja”
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e zhvilluar në Strasburg, e cila u organizua për të mbrojtur luftën çlirimtare, ndërsa ish-krerët e saj po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Në një njoftim për media, OVL-UÇK tha:
“Të dashur pjesëmarrës të protestës sonë, Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare. Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë fizikisht këtu, por na përkrahën me zemër. Rroftë UÇK-ja.”