OVL themelon Këshillin Organizues për shënimin e Epopesë së UÇK-së - NACIONALE

OVL themelon Këshillin Organizues për shënimin e Epopesë së UÇK-së

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizues për shënimin e Epopesë së UÇK-së. Ky organ do të ketë përgjegjësinë për organizimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje historike.

Në përbërje të Këshillit Organizues janë përfshirë përfaqësues të organizatave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, si dhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, së bashku me figura të njohura të luftës.

Përbërja fillestare e Këshillit është si vijon:

  • Hysni Gucati – OVL-UÇK
  • Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK
  • Xhavit Jashari – SHFD-UÇK
  • Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare
  • Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
  • Sokol Poga – OVL-UÇK (Tiranë)
  • Agim Çeku
  • Lahi Brahimaj
  • Shukri Buja
  • Ahmet Isufi
  • Rahman Rama
  • Nuredin Lushtaku
  • Abdyl Mushkolaj
  • Latif Gashi
  • Rustem Berisha

Lajme të ngjashme