OVL e UÇK-së takohet me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për shqetësimet e veteranëve - NACIONALE

OVL e UÇK-së takohet me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për shqetësimet e veteranëve

2 orë më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se përfaqësues të saj kanë zhvilluar sot një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku kanë diskutuar për temat dhe shqetësimet kryesore të veteranëve.

Sipas OVL-së, gjatë takimit është theksuar rëndësia e jashtëzakonshme e miqësisë së përhershme dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë. Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Lajme të ngjashme