Osmani: Ushtarët e FSK-së janë të gatshëm ta japin jetën për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar FSK-në me rastin e Ditës së Forcës.
Presidentja Osmani u shpreh e bindur se ushtarët e FSK-së janë të gatshëm ta jepni edhe jetën për Kosovën.
Sipas saj, Forca e Sigurisë është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO-s.
“Është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë lirinë, prandaj jemi të bindur se secili ushtarë e ushtare janë të gatshëm ta jepni edhe jetën për Kosovën. Sot Forca e Sigurisë është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO”.