Osmani uron sekretarin e ri të NATO-s: Mezi pres të punojmë së bashku - NACIONALE

Osmani uron sekretarin e ri të NATO-s: Mezi pres të punojmë së bashku

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Mark Rutten për emërimin e tij si sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani e ka cilësuar Rutten si mik të dashur të Kosovës, ku ka shtuar se lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.

Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u emërimin si sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën!” - shkroi Osmani.

Ndër të tjera, presidentja Osmani ka thënë se gjatë viteve kanë punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe se nuk ka dyshim se bashkëpunimi i fortë do të vazhdojë.

Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë.” – ka përfunduar Osmani.

Lajme të ngjashme