Osmani uron presideten e re të Maqedonisë së Veriut: Mezi pres të punoj me të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.
Në një postim në “X”, Osmani ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian.
“Urime për Gordana Silanovska-Davkova për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, dhe që u bë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për ta arritur këtë qëllim të përbashkët dhe t’i thellojmë marrëdhëniet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në postim.