Osmani uron presidentin e ri të Shqipërisë: Do të intensifikojmë bashkëpunimin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në inaugurimin e Presidenit te ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Përmes llogarisë së saj në Facebook, në emër të qytetarëve të Kosovës, Osmani i ka uruar suksese në detyrën e tij të re homologut të saj.
“Sot në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, në emër të qytetarëve të Kosovës, përcolla urimet më të sinqerta për suksese në këtë detyrë të rëndësishme”, ka shkruar Osmani, e bindur se me presidentin Begaj “do të intesifikojë bashkëpunimin”
“Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike”, ka përfunduar ajo.
Në këtë inaugurim ka qenë e pranishme edhe ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga.