Osmani uron për 1 shtatorin: Nxënësit nuk duhet të ndalen së kërkuari, e mësimdhënësit nuk duhet të kursejnë angazhimin - NACIONALE

Osmani uron për 1 shtatorin: Nxënësit nuk duhet të ndalen së kërkuari, e mësimdhënësit nuk duhet të kursejnë angazhimin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

E para e vendit ka thënë se 1 shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit.

“Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin. Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Qoftë një vit i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë”, thuhet në urimin e presidentes Osmani për fillimin e vitit të ri shkollor.

Lajme të ngjashme