Osmani uron kryeministrin e ri të Britanisë: Do të punojmë për ta forcuar aleancën tonë të gjatë
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Keir Starmer, për përzgjedhjen e tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Në urimin e saj në X, Osmani ka ripotencuar marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me shtetin britanik.
“Urime të përzemërta, Keir Starmer , në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë”, ka shkruar Osmani.