Osmani uron Kroacinë: Kosovën dhe Kroacinë i bashkon një miqësi e thellë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Kroacinë me rastin e Ditës së Shtetësisë.
Ajo ka vlerësuar se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta.
Në llogarinë e saj në rrjetin “X”, ajo e ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen që i ka dhënë vazhdimisht Kosovës.
“Në çdo kapitull të rrugëtimit tonë, Kroacia ka qëndruar përkrah Kosovës, dhe për këtë, mirënjohja jonë është e thellë”, ka shkruar Osmani.