Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita e respektit, solidaritetit e mikpritjes - NACIONALE

Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita e respektit, solidaritetit e mikpritjes

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!” – ka thënë Osmani.

Në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga ora 18:00 sot do të organizohet pritja solemne.

Ndërsa Mesha e Krishtlindjes do të mbahet në mesnatë po në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Lajme të ngjashme