Osmani uron Ditën e Pavarësisë: Kosovë, të duam të pavarur, sovrane e me aleatë - NACIONALE

Osmani uron Ditën e Pavarësisë: Kosovë, të duam të pavarur, sovrane e me aleatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar një foto të Gardës së Nderit të FSK-së, ndërsa në prapavijë duket fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ajo ka shkruar se e dum Kosovën sovrane dhe me aleatë.

“Të duam Kosovë 💙💛 Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16të”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme