Osmani udhëton në Tiranë, do të merr pjesë në samitin BE-Ballkan Përëndimor - NACIONALE

Osmani udhëton në Tiranë, do të merr pjesë në samitin BE-Ballkan Përëndimor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Tiranë pasiqë nesër mbahet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga presidenca, në këtë takim në mes të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë ndër të tjera do të diskutojnë për sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, intensifikimin e angazhimit politik, për përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja, sfidat e paraqitura nga migrimi si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme