Osmani thotë se Kosovës i hiqen të gjitha masat ndëshkuese në fund të janarit
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur nga Brukseli se Bashkimi Evropian pritet t’i heqë plotësisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Pas përmbylljes së samitit BE–Ballkani Perëndimor, Osmani tha se vendimi është marrë pas bisedimeve intensive me partnerët ndërkombëtarë dhe se zbatimi do të ndodhë në dy faza: një pjesë e masave do të largohen menjëherë, ndërsa pjesa e mbetur në fund të muajit janar.
Ajo e cilësoi këtë zhvillim si lajm shumë të rëndësishëm për vendin, duke theksuar se heqja e masave do të jetë e plotë sapo të përfundojë edhe faza e fundit në janar.