Osmani thotë se Kosova “është goxha larg BE-së” por ama “po ia del më së miri” - NACIONALE

Osmani thotë se Kosova “është goxha larg BE-së” por ama “po ia del më së miri”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pretendon se në terma të reformave ekonomike, sundimit të ligjit dhe në të drejtat e njeriut – reforma për përshtatshmëri me BE-në – “Kosova është më së miri në rajon”.

Por, në të njëjtën kohë edhe “jemi koxho larg BE-së”, tha ajo, referuar “politikës dhe procedurave” duke iu referuar edhe pesëshes mosnjohlse.

“Sa i përket rreshtimit me BE-në, ne jeni në 100% - 97% e popullit të Kosovës janë pro-evropianë dhe pro anëtarësimit në BE dhe NATO. Në terma të reformave, qoftë të sundimit të ligjit, reformave ekonomike, reformat mbi të drejtat themelore të njeriut jemi vendi në Ballkanin Perëndimor që po ia del më së miri.

Kur jemi të vlerat jemi afër, por te politika dhe procedurat dhe pengesat, jemi koxho larg. Sepse ju e dini që pesë vende brenda BE-së nuk na njohin”, tha ajo në një intervistë për “TVP World”.

Lajme të ngjashme