Osmani: Themelet e Kosovës qëndrojnë mbi përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës - NACIONALE

Osmani: Themelet e Kosovës qëndrojnë mbi përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në pritjen e organizuar me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka folur e presidentja Vjosa Osmani.

Në fjalimin e saj Osmani ka folur për rrugëtimin e gjatë të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ndër të tjera, Osmani ka falënderuar NATO-n dhe Perëndimin që i kishin dalë zot Kosovës dhe kishin ndalë gjenocidin serb mbi popullatën e Kosovës.

Po aq sa ishin aleatët të rëndësishëm aleatët kur ne përmbushëm ëndrrën për liri e shtet, po kaq të rëndësishëm janë edhe sot derisa angazhohemi e punojmë për ta mbrojtur lirinë, shtetin e të ardhmen tonë. Në këto kohë sfiduese për Evropën dhe botën, vetëm bashkë mund t’iu dalim në ballë të gjitha sfidave.” – është shprehur presidentja e vendit.

Themelet e Kosovës qëndrojnë mbi përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës. Kemi punuar të ndërtojmë institucione që reflektojnë këto vlera.” – ka thënë ndër të tjera Osmani.

Presidentja ka deklaruar se Kosova e meriton vendin e saj në gjirin e botës euro-atlantike.

Lajme të ngjashme