Osmani telefonatë me O’Brien për “zbatimin e shpejtë e të plotë të marrëveshjes” Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, bisedë të cilën e ka vlerësuar si “produktive”.
Temë diskutimi me O’Brien, siç thotë Vjosa Osmani, ishte “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë e të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”.
“Një telefonatë produktive me O'Brien sot. Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në CoE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani në Twitter.
A productive call w/ @StateEUR O’Brien today. Emphasised the fundamental importance of working together with our U.S allies in defending our freedom, independence&democracy. We also discussed 🇽🇰’s strides for CoE membership & the full&swift implementantion of the Brussels agrmt. pic.twitter.com/FS600bfddu
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 1, 2024