Osmani takon zëvendëspresidentin e MCC: Granti prej mbi 200 milionë euro do ta transformojë sektorin e energjisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka takuar zëvendëspresidentin e MCC, Cameron Alford.
Ajo ka bërë me dije se granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin e energjisë në Kosovë.
Në profilin e saj në “Facebook, Osmani ka bërë me dije se ky është investimi më i madh në fushën e energjisë.
“Granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë. Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, Zëvendëspresident në MCC. Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA”, ka shkruar Osmani.